Sheshel për tërheqjen e amerikanëve: Ushtria serbe do të kthehet në Kosovë, ky është testamenti ynë


Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelit, ka thënë se situata në Afganistan e dëshmon se okupatori duhet të largohet gjithmonë.

Sheshel parashikon që e njëjta situatë do të ndodhë një ditë në territorin e krahinës jugore serbe.
“Ushtria e famshme serbe duhet të kthehet një ditë në Kosovë. Ky është betimi ynë shekullor”, tha Sheshel në programin e mëngjesit të Happy TV.

Ai thotë se tashmë po e imagjinon sesi terroristët shqiptarë do të mblidheshin rreth ambasadës amerikane në Kosovë.
Tutje, Sheshel deklaroi se të gjithë shqiptarët që nuk i kanë ndotur duart nuk kanë nga çfarë të kenë frikë kur të largohen amerikanët, por se ata që kanë kryer krime do të ndëshkohen.

Baby Boo