Sherri për një gardh! Zbardhet dinamika e tragjedisë në Klos, 19 vjeçari gjeti babanë të mbuluar në gjak


Krimi i rëndë që ndodhi në fshatin Xibër të Klosit erdhi si pasojë e një sherri banal për një gardh dhe tre drurë.

Pas sherrit për gardhin Sali Dakuci ka qëlluar fillimisht me breshëri plumbash mbi të vëllanë e tij, Kujtim Dakuci.

Flogert Dakuci ka dëgjuar të shtënat dhe ka dalë të shohë jashtë banesës. 19 vjeçari ka gjetur të atin të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak. Në këtë moment Sali Dakuci ka qëlluar me kallash dhe nipin e tij.

Babë e bir kanë vdekur rrugës për në spital dhe më pas në kushte të rënduara psikologjike, Sali Dakuci i ka marrë jetën vetes duke qëlluar me armën e krimit.

Dhimbja dhe britmat kanë pllakosur në familjet Dakuci pas tragjedisë së rëndë. 19 vjeçari ishte djali i vetëm i viktimës Kujtim Dakuci.

Ndërkohë, në dy familjet Dakuci tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i autorit të krimit, i cili ndodhet në Itali, pasi familjet kanë vetëm vajza.

Gjithçka ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në derën e banesës ku jetonin babë e bir.

Baby Boo