Sherri për motive të dobëta, vritet 22-vjeçari shqiptar


Mbrëmë gjatë orës 23:20 një person i moshës 22-vjecare është vrarë në fshatin Bresalc të Gjilanit. Policia për këtë rast e ka arrestuar një person, ndërkohë që i dyshuari kryesor i njohur për policinë gjendet në arrati. Rasti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta

Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati. Sipas Ismet Hashanit në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete është sjellë i riu tashmë i ndjerë F.A. i lindur 1996, raporton Gazeta Express.

Ai ka bërë të ditur se policia ka arritur ta arrestojë njërin prej të dyshuarve, por i dyshuari kryesor ndodhet në arrati. Në vendin e ngjarjes policia ka arritur ta konfiskojë një veturë.

Hashani tha se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Baby Boo