Sherri masiv në një shkollë në Tiranë, plagosen 4 persona


Një sherr mes disa personave ndodhi mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë.
Sherri nisi me sende të forta dhe ka përfunduar edhe me shkrehje arme, ku janë dëmtuar 4 perona.

Ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për mbledhjen e provave.
Një efektive e policisë e ka gjetur të hedhur në tokë në mes te ujit armën, pranë parkimit të makina armën dhe e kontrolloi nëse është e mbushur.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe disa maska anti-covid dhe një kapele, por nuk dihet nëse i përkasin ndonjërit prej personave të përfshirë në sherr.

Baby Boo