Sherr në Tiranë, qëllohen me thikë i riu me të fejuarën


Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Baby Boo