Sherr në klinikë – Punonjësi i klinikës su*lmon fizikisht sigurimin


Një keqkuptim mes një të punësuari brenda Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe një pjesëtari të sigurimit të klinikës, ka përfunudar me sherr fizik. Sipas raportimit të policisë, punonjësi i klinikës ka su*lmuar me sende të forta punonjësin e sigurimit. Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit.

“Më datë 27.12.2022 në ora 23:00 në Stacionin Policor Qendër, A.V (29) nga fshati Gërçec i Shkupit, ka raportuar se rreth orës 18:00 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, derisa ishte duke kryer punë sigurie, pas një keqkuptimi të mëparshëm, është su*lmuar fizikisht me sende të forta nga D.N, punonjës i Qendrës klinike”, thuhet në raportin e MOB-së./KlanMacedonia

Baby Boo