Sherr në “DWTS” për homoseksualët. Nxehet keq Ema Andrea me Julian Dedën


Ka vijuar me debate të ashpra nata e “Dancing With The Stars”

Pas kërcimit të Kristit me partnerin Eltion, kërcim konteporan që jepte një mesazh për komunitetin e LGBT, anëtari i jurisë Julian Deda reagoi mjaft ashpër, duke mos e pranuar një mesazh të tillë në spektaklet televizive. Aktori u shpreh se është një mesazh skandaloz, dhe që gjëra të tilla nuk i mbështet aspak, raporton Newsbomb.

“Ka momente që Kristi, i cili që nga fillimi i spektaklit ka pasur mesazhin se sa kërcimin, as nuk e pashë kërcimin dhe më mërziti mesazhi skandaloz që përcillet me këtë kërcim skandaloz. Unë nuk pranoj fare debat. Nuk i duartrokas mesazher të tilla, nga ngjarja që le një grua dhe shkon te një burrë. Në këtë botë që jetojmë, ku po shkatërrohet çdo gjë, e vetmja gjë që na ka mbetur është familja tradicionale.”– u shpreh Juli.

Por anëtatri i jurisë Julian Deda hasi në kundërshtimin e Ema Andreas, e cila ka reaguar mjaft ashpër. E nxehur Ema u shpreh se nuk është aspak dakord me deklaratën e Julit.

“E vetmja gjë që ka mbetur është dashuria” u shpreh Ema.

Ndërsa Kristi shtoi në fund arsyen pse realizuan një kërcim të tillë: “Ishte një himn për dilemën që kanë në shpirt, që kanë emocione të dyshimta, që nuk e gjejnë energjinë e tij ashtu si i propozohet me forcë”.

Baby Boo