Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagosen dy persona


Një sherr mes të rinjve në qytetin e Elbasanit, ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona, A.Q. 19 vjeç dhe F.T., 18 vjeç, banues në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta momentale, në ambientet e brendshme në një lokali, në lagjen “28 Nëntori”.

Dy të plagosurit, shokë me njëri tjetrin, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre, ndërsa ky i fundit ka përdorur edhe thikën në përleshje e sipër.

Aktualisht dy të plagosurit janë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga grupi hetimor, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është 19-vjeçari Q.P. banues në Elbasan, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Baby Boo