Sherr mes femrave tek “Pazari i Ri” në Tiranë, ndërhyn edhe policia


Një incident është shënuar dje tek ‘Pazari i Ri’ në kryeqytet, ku një 42-vjeçare ka dhunuar një grua. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasja me inicialet S. O., ka goditur shtetasen me iniciale L. M., 55 vjeçe.

Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së sherrit.
Materialet në ngarkim të agresores i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Baby Boo