Shërohen 18 pacient me koronavirus, gjithsej 139 pacient të rikuperuar


Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë rikuperuar gjithsej 18 pacient me koronavirus. Me këtë numri i përgjithshëm i personave të rikuperuar nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 139.

Nga Klinika Infektive në Shkup gjatë ditës së sotme janë lëshuar 11 pacientë, nga Spitali i Dibrës dy pacient, kurse gjithsej 5 pacient, dy nga Koçani dhe tre nga Shkupi, të cilët kanë trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake gjithashtu kanë rezultuar dy herë negativ në testin e Covid-19.

Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 22 raste, Kumanovë 4, Prilep 3, Strugë 3, Veles 3, Manastir 1. Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 1,117.

Baby Boo