Sherifi në Michigan të SHBA-së e ulë armën poshtë dhe u bashkohet protestuesve (VIDEO)


Një sherif në Michigan i është bashkuar protestuesve në Flint Township të dielën, duke e ulur poshtë armën dhe duke thënë “dua ta bëjë këtë paradë dhe jo protestë”.

Sherifi Chris Swanson ka folur me protestuesit të cilët ishin takuar me oficerët e policisë të veshur me rroba ‘kundër rebelimit’.

“Arsyeja e vetme që jemi këtu është të jemi të sigurte që ju keni zë, kjo është”, dëgjohet duke thënë Swanson në videot e publikuara në Twitter.

“Këta policë ju duan, policët këtej i përqafojnë njerëzit”, ka thënë ai.

Ai iu ka folur protestuesve të cilët ishin duke protestuar kundër brutalitetit të Policisë dhe vdekjen e George Floydit në Minneapolis.

Ai iu buzëqeshte dhe e përshëndeste turmën dhe iu përgjigj ftesës “ec me neve”. Kështu ai e bëri.

Njerëzit i postuan videot e Swansonit në rrjete sociale.

“Kjo është përgjigja e duhur nga Policia”, ka shkruar në Twitter Gwen Campbell.

Baby Boo