Shërbimet e sigurisë ruse ndalojnë flamujt e Kosovës në ndeshjen Serbia-Zvicra

Autoritetet e Rusisë dhe shërbimet e sigurisë së këtij vendi, janë njoftuar nga Serbia se ndeshja në mes të Serbisë dhe Zvicrës do të jetë e rrezikut të madh dhe “më shumë se lojë”.

Baby Boo

Duke e ditur urrejtjen e simpatizuesve serb ndaj flamurit të Kosovës, Serbia me ditë të tëra ka kërkuar nga Federata e futbollit të Zvicrës si dhe nga autoritetit ruse që të ndalojnë futjen e flamujve të Kosovës në stadium “për t’i mos provokuar ndjenjat e serbëve atje”.

Shumë shqiptarë nga Kosova e shohin Zvicrën si ekipin e tyre të tretë, pas kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, dhe ata kanë bërë qartë me dije se në Kalingrad do të anojnë për Zvicrën e jo për Serbinë, “zbulon” gazeta serbe “Telegraf”.

Shtohet se kuriozitet i posaçëm është informacioni se momentalisht një prej zviceranëve më të njohur është, pikërisht presidenti i FIFA-s Gianni Infantino,

Të përkujtojmë, në radhët e kombëtares zvicerane në njëmbëdhjetëshin e parë luajnë katër shqiptarë- Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili, dhe përveç Xhemailit i cili është nga Maqedonia, tre të tjerë janë me prejardhje nga Kosova.

Restorant Lumare