Sheqerinska së bashku me anëtarët e NATO-s nënshkruan Memorandum për mirëkuptim


Ministrja për mbrojtje Radmilla Sheqerinska sot në Bruksel, e ka nënshkruar memorandumin për mirëkuptim me të cilën Maqedonia kyçet drejt “Smart Defence”, iniciativa për municion për luftë tokësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë nga Ministria për mbrojtje, Memorandumi për mirëkuptim ministrja për mbrojtje Sheqerinska e ka nënshkruar së bashku me 17 ministrat nga mbrojtja nga vendet anëtare të NATO-s dhe me kolegun e saj nga Finlanda në NATO.

Përveç Belgjikës, si udhëheqëse e iniciativës, në mes nënshkruesve të memorandumit janë Gjermania, Finlanda, Danimarka, Spanja, Norvegjia, Austria, ndërsa nga vendet e rajonit është Mali i Zi.

Memorandumi për mirëkuptim krijon një kornizë e cila siguron mbledhjen e planeve afatshkurtre dhe afatgjate për blerjen e armëve për luftë tokësore. Ajo tha se duke punuar së bashku, vendet anëtare do të përfitojnë municion me çmimi më të lira, do t’i harmonizojnë dokumentacionin dhe do të zbatojnë zgjidhjet e përbashkëta për ruajtjen e afateve.

Baby Boo