Sheqerinska: Pa NATO-n nuk jemi të sigurt (VIDEO)


Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerniska i gëzohet faktit që dy ditët e ardhshme Maqedonia do të ulet në të njëjtën tavolinë me shtetet më të fuqishme në botë. Maqedonia pa NATO-n mbetet një vend i pasigurt, tha Sheqerinska duke shtuar se ky shans i lëshuar në vitin 2008, nuk duhet humbur edhe kësaj radhe.

Nesër dhe pasnesër në Bruksel Maqedonia do të ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë e mëdha botërore. Vendi jonë do e marrë ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO. Këtë shans e humbëm në vitin 2008 dhe që atëherë e këndej, punët morën drejtim të gabuar. E pamë se çka do të thotë që të jetohet në një shtet të pasigurt dhe në rajon jo stabil. Kaluam shumë kriza ndërsa shteti stagnoi në çdo fushë. Në 10 vitet e kaluara, një gjë ishte e qartë, pa perspektiva të hapura për anëtarësim në NATO dhe në BE e ardhmja e Maqedonisë është e pasigurt. Anëtarësimi në NATO është shans historike, andaj tani duhet ta shfrytëzojmë – deklaroi Radmilla Sheqerisnka – Ministre e Mbrojtjes./alsat-m.tv 

Baby Boo