Shënohet viktima e 7-të e COVID-19 në Shqipëri, e moshuara ndërroi jetë sapo mbërriti te Spitali Infektiv

Një 85 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv. E moshuara nga Tirana ka mbarritur pasditen e sotme në spital në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të jetojë.

Sigma Doors

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë duke e çuar në shtatë numrin e viktimave të covid-19 në vendin tonë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!