Shënohet rritje rekord e borxhit publik të Maqedonisë


Borxhi publik i vendit do të arrijë 63.9 për qind të produktit të brendshëm bruto deri në fund të këtij viti. Sipas strategjisë fiskale të qeverisë, dy vitet e ardhshme borxhi publik do të arrijë rritjen më të lartë në historinë e vendit, ose në vitin 2022 huamarrja do të jetë 65.9 për qind, dhe në 2023, 65.2 për qind e PBB-së. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ulja e borxhit publik do të bëhet me rritje më të madhe të PBV-së, por edhe zvogëlim e punonjësve në administratë.

“Qëllimi është të ulemi nën 60 për qind të borxhit publik, ndërsa borxhi shtetëror nën 50 për qind deri në vitin 2026, është e mundur, natyrisht, nëse parashikimet për rritjen ekonomike rriten dhe në të njëjtën kohë zvogëlohen shpenzimet joproduktive, respektivisht e përmbushim premtimin për të zvogëluar administratën publike, dhe kështu ulja e deficitit do të zvogëlojë edhe borxhin publik “.

Sipas strategjisë fiskale në pesë vitet e ardhshme, vendi do të shënojë rritje ekonomike prej pesë për qind sepse rimëkëmbja nga kriza tashmë ka filluar.

Ministria e Financave
“Sipas skenarit themelor afatmesëm, rritja ekonomike për vitin 2021 është projektuar në 4,1% kurse në periudhën 2022-2026, parashihet rritje mesatare vjetore prej 5,4%. Skenari themelor bazohet në atë se ekonomia do të rimëkëmbet në vitin 2021, pas çka do të intensifikohet rritja ekonomike”.

Sipas strategjisë, këtë vit do të ketë rritje të numrit të të punësuarve prej një për qind dhe në vitet në vijim punësimi do të rritet në 54.3 për qind, ose në vitin 2026 Qeveria parashikon që niveli i papunësisë të jetë 8.6 për qind. Prioritetet në periudhën e ardhshme sipas strategjisë do të jenë trajtimi i pasojave të pandemisë duke rritur vëllimin e investimeve./

Baby Boo