Shënohet Dita e gjenocidit ndaj romëve në Luftën e Dytë Botërore – Holokausti


Me rastin e Ditës së gjenocidit ndaj romëve në Luftën e Dytë Botërore, sot në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup do të mbahet komemoracion.

Komemoracionin në shenjë përkujtimi të viktimave nga ky gjenocid e organizojnë ministri pa resor, i obliguar për zbatimin e Strategjisë për romët 2014-2020, Aksel Ahmedovski dhe shoqata e romëve “Romaverzitas”.

Kujtimi për gjenocidin ndaj romëve nga Lufta e Dytë Botërore do të jetë edhe përmes një ekspozite fotografish dhe me leximin e poezisë.

Baby Boo