Shënohet Dita Botërore e Personave të Shurdhër


Lidhja Kombëtare e personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të Maqedonisë të premten do ta shënojë Ditën Botërore të Personave të Shurdhër dhe Dëgjim të Dëmtuar dhe 70-të vjetorin nga themelimi i saj me manifestim që do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë.

Në manifestim do të marrin pjesë më shumë se 250 anëtarë (persona të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar) nga shoqatat përgjatë gjithë Maqedonisë, nxënës të shurdhër nga shkollat Partenie Zografski – Shkup dhe Entit për Rehabilitim të Fëmijëve me Dëgjim të Dëmtuar Koço Racin – Manastir, të cilët do ta begatojnë shënimin me paraqitjen e tyre. Do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga Qeveria, si edhe kryetarë nga komunat e Qytetit të Shkupit, të cilat dhanë kontribut në organizimin e kësaj ngjarje.

Do t’i njoftojë edhe për të gjitha reformat në Lidhjen që në dy vitet e ardhshme planifikohen të zbatohen, për të gjitha projektet e reja të cilat në të ardhmen planifikon Lidhja që t’i realizojë, ndërsa janë të nevojshme me qëllim që të arrihet përgjigje efektive për nevojat e personave të shurdhër dhe me pengesa në dëgjim në Maqedoni

Baby Boo