SHENJË E MIRË PËR MAQEDONINË: MUND TË MARRË DRITË TË GJELBËR NGA BE-JA (VIDEO)


Zv/kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, është shprehur e bindur se javën e ardhshme Maqedonia pritet të marrë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ajo për televizionin bullgar NOVA përsëriti edhe një herë qëndrimin se Bullgarisë i intereson që Maqedonia të jetë stabile dhe të hapërojë drejt NATO-s dhe BE-së.

EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE E JASHTME E BULLGARISË

“Në mbledhjen e Këshillit do të diskutohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër, zgjidhja mund të konfirmohet në mbledhjen e Këshillit të Evropës më 29 dhe 30 qershor. Entuziazmi për zgjerim i disa vendeve anëtare nuk është i madh, por Maqedonia meriton dhe duhet t’i jepet perspektivë e qartë”.

Duke komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryediplomatja bullgare tha se ajo në asnjë mënyrë nuk do ta rrezikojë marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes, e cila u nënshkrua vitin e kaluar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Ndërsa, zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq ka njoftuar sot se BE do të vazhdojë të përdor referencën me “ IRJM” përderisa nuk implementohet tërësisht marrëveshja.

MAJA KOCIJANÇIQ, ZËDHËNËSE E KE-SË

“Marrëveshja është arritur dhe është nënshkruar, por mbetet numër i caktuar i hapave që duhet të ndërmerren dhe përderisa nuk kompletohen të gjitha hapat ne do të vazhdojmë ta përdorim referencën Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë për komunikim zyrtar, siç është rasti në komunikatat tona”.

Eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han, dje pas nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi nga Prespa se, zgjidhja e kontestit është mundësi për qytetarët e vendit që të marrin përgjigje pozitive për integrimet euro-atlantike. Ndërsa, përfaqësuesja e Lartë, Mogerini tha se BE do të jetë afër për të ndihmuar dhe për të kontrolluar çdo hap të implementimit të kësaj marrëveshje.

Baby Boo