Shenja të çuditshme në veri të Kosovës, shqetësohen shqiptarët


Disa shenja të çuditshme i kanë parë shqiptarët e fshatit Vllahi, teksa po endeshin rrugëve të fshatit të tyre.

Ata ndihen të shqetësuar dhe nuk e kanë idenë se ç’mund të jenë ato, shkruan gazetametro.net.

Madje, ata po kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e shtetit rreth këtyre shenjave, të cilat ata po i konsiderojnë si shenja që lidhen me zhvillimet e fundit.

Ndërkohë, nga fotografitë e siguruara, shihen disa shenja në formë trekëndëshi dhe një pikë të bardhë në mes.

Ato janë vendosur në disa vende në largësi 50 kilometra nga kufiri Jarinje, që është pika kufitare më e afërt me Serbinë në atë pjesë.

Sidoqoftë, nuk janë të konfirmuara këto shqetësime, mirëpo banorët shqiptarët të atyre pjesëve po kërkojnë përgjigje nga shteti.

Ndryshe, Kosova është duke diskutuar kohëve të fundit mundësinë e, siç po e quan presidenti Thaçi, korrigjimit të kufirit me Serbinë. Por, çka vlen të theksohet, deri tani Kosova dhe Serbia nuk kanë një marrëveshje për Demarkacion./Pacensure

Baby Boo