Shëmtohet Mali Sharr, prerje e pakontrolluar e pyjeve (Foto)


Mali Sharr padyshim është një nga bukuritë natyrore që posedon rajoni i Pollogut, por edhe gjithë Maqedonia. Me bjeshkët e larta dhe malet e pyllëzuara, Mali Sharr paraqet një atraksion të vërtetë turistik.

Por, prerjet ilegale dhe të pa kontrolluara të drunjve bëjnë që kjo bukuri të shëmtohet dhe të shkaktohet “katastrofë natyrore”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një qytetar në Facebook ka publikuar disa fotografi në të cilat mund të shihet prerja e madhe e drunjve në rajonin e Malit Sharr.

Ai ju bën thirrje gazetarëve dhe mediave lokale në Tetovë që të fillojnë të hetojnë këtë problem, pasi kjo mund të shndërrohet edhe në katastrofë natyrore./Telegrafi/

Më poshtë mund t’i shihni pamjet shqetësuese në Malin Sharr:

Baby Boo