Shembja e gurëve rrezik për makinat! – “Të mos presin të ndodh ndonjë tragjedi, të marrin masa”


Përveç gropave, drejtuesit e automjeteve në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër përballen edhe me shembjen e dheut dhe rënien e gurëve rreth rrugës. Ka pasur edhe të dëmtuar nga kjo situatë, sidomos në orët e natës kur është dukshmëria e vogël.

“Ndodhemi në rrugën magjistrale Kërçovë –Ohër, në këtë rrugë në çdo 100 metra mund të gjesh gur të cilët kanë rënë në mes të rrugës por edhe dheu që shembët, kjo ndodh për shkak se siç mund të shihet pjesa e malit nuk ka mbrojtëse për të ndaluar gurët që bien në rrugë, andaj ju rekomandojmë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes, sidomos në orët e para të mëngjesit përpara se kalon ndërmarrja shtetërore për ti pastruar dhe për ti lënë kështu siç i shihni edhe vetë në këto pamje”, raporton gazetarja Salije Sadiku.

Po shemben edhe pjesët që kanë mburojë dhe po përbëjnë rrezik.
E një kalimtar rasti të cilin e gjetëm duke pushuar rreth rrugës, thotë se këto mbrojtëse nuk janë aspak të sigurta.
“Ajo e sigurt është ashtu? A të duke në diçka që është e sigurt? Shikoje, katastrofë është! Këtu asgjë nuk vlen nuk bënë”.

Zoran Joshevski, ekspert Komunikacioni thotë se ky është një problem serioz dhe duhet të merren masa duke vendosur sinjalisitika adekuate dhe mbrojtëse në pjesët më me rrezik. Ai tha nuk duhet të presin të ndodhë ndonjë aksident që të merren masa.

“Rënia e dheut dhe gurëve nga anët e rrugës, është një problem serioz për sigurinë në komunikacion. Gjegjësisht, në vendin ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut nga ana e majtë apo e djathtë e rrugës, është e nevojshme të vendoset mbrojtëse në terrenin anësorë. Në të gjitha rastet, për rreziqet e mundshme të rrëshqitjes së dheut në rrugë duhet të parashikohet vendosja e sinjalistikës përkatëse”.
Ndërsa zv/drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Mehemdi tha se çdo ditë e pastrojnë këtë rrugë, sidomos tani që kohë është me shi dhe rrëshqitjet janë më evidente.

“NP Rrugët e Maqedonisë gati çdo ditë e pastrojnë rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, e sidomos tani që bie shi dhe toka është shumë e lagësht dhe bien gurë. Ekipet tona janë në kujdestari 24 orë sepse rruga është specifike dhe ka çdo herë rrezik për rrëshqitje të gurëve dhe dheut nga mali”.

Me përfundimin e autostradës së re Kërçovë-Ohër në të cilën po punohet kjo rrugë do të mbetet si rruga e vjetër, por kur do të përfundojnë punimet në autostradën e re nuk dihet. Ajo ka filluar të ndërtohet në vitin 2014 dhe assesi nuk është duke përfunduar.

Baby Boo