Shelby zbulon Mustang GT500 KR që konsiderohet të jetë vetura më e fuqishme e kësaj kompanie – mbi 900 kuaj-fuqi


Adhuruesit e motorëve amerikanë V8, nuk e fshehin entuziazmin pas informacioneve se rezultuan të jenë të pasakta – se kinse do të del në treg Shelby Mustang më i fuqishëm që ndonjëherë të jetë prodhuar dhe që kinse do të ketë motor elektrik.

Kompania amerikane Shelby javën e kaluar publikoi fotografitë e veturës së lartpërmendur që besohet të jetë frymëzuar nga Ford Mustang, por në atë moment nuk është ditur çfarë do të vente në lëvizje këtë Coupe, për të cilin thuhet se do të vazhdonte aty ku kishte mbetur Shelby Mustang GT500, transmeton Telegrafi.

Por më nuk ka sekrete, pasi më heqjen e kulmit të Shelby është zbuluar Mustang GT500 KR (KR paraqet akronimin për “King of the Road), që e vë në lëvizje motori me 5,2 litra V8 që përmes shumë modifikimeve përfshirë edhe kapacitetin e rritur mekanik të kompresorit tani prodhon mbi 900 kuaj-fuqi, që GT500 KR e bën veturën më të fuqishme Shelby që ndonjëherë të jetë prodhuar “që mund të përdoret nëpër autostrada”.

Shelby ka bërë të ditur se Mustang GT500 KR do të prodhohet në vetëm 225 njësi, ku 180 prej tyre janë dedikuar për blerësit në Amerikën e Veriut, e prodhimi do të filloj në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Baby Boo