Shekerinska u premton kërçovarëve ndërtimin e spitalit të ri


Në kuadër të fushatës zgjedhore koalicioni “Mundemi” sonte qëndroi në Kërçovë. Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska para kërçovarëve premtoi ndërtimin e spitalit të ri i cili është në fazën karabinë për më shumë se 30 vite.

“300 milion denarë kemi ndarë për ndërtimin e spitalit dhe ai projekt perfundimisht do të të fillojë të ndërtohet dhe shumë shpejt do të përfundojë. Ne do të investojmë edhe në TEC “Osllome” tha Shekerinska

Ajo foli edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër për të cilën tha se në vitin 2021 do të përfundohet dhe do të vihet në funksion.

Në tribunën qytetare parazgjedhore të koalicionit “Mundemi” ishte edhe Melinda Rashidi, kandidate për deputete nga Lëvizja Besa, e cila tha se ky koalicion mes LSDM-së dhe Besës ishte i pritshëm sepse është një hap që duhej të merrej.

“Për herë të parë Lëvizja Besa bëri një hap që deri më tani askush nuk e kishte bërë. Ne para elektoratit shqiptar paraqitemi me platformë dhe garancë bashkë me koalicionin”, tha Rashidi.

https://www.facebook.com/SDSMakedonija/videos/562509061104365

Baby Boo