Shekerinska: Sjellim Strategji për përballje me kërcë*nimet hibride


Kërcë*nimet hibride imponuan një lloj tjetër të lu*ftimit, më delikate se klasikja, por po aq shkatërruese. Një lajm i rremë mund të shkatërrojë një sistem të tërë ose ta dëmtojë besueshmërinë e tij deri në atë pikë sa të rre*zikojë funksionimin e tij. Prandaj sjellim një Strategji për përballje ne kërcë*nimet hibride, theksoi në profilin e saj në Facebook, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Ajo thekson se Ministria e Mbrojtjes është bartëse e iniciativës së tillë.
“Jemi kujdesur të përpunojmë një tekst profesional me të gjitha analizat dhe udhëzimet e nevojshme për veprim.
Sot kam hapur një debat publik për përmbajtjen e tij me institucionet shtetërore dhe të sigurisë dhe me sektorin joqeveritar. Kjo temë e rëndësishme është lartë në agjendat e NATO-s dhe të BE-së”, shtoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Baby Boo