Shekerinska: Referendumi është vlera më e madhe e demokracisë


Zgjedhje më të mëdha dhe prononcim më të qartë se referendumi i ardhshëm nuk do të ketë. Këtë porosi qytetarët do na e dërgojnë më 30 shtator dhe për këtë thirrja jonë deri te të gjithë është ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe ta thonë qëndrimin e tyre, u përgjigj ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pyetjet e gazetarëve nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsion “B” pas deklarimit të deputetëve të VMRO-DPMNE se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

“Kjo pjesë e diskutimeve në kuadër të Parlamenti tregon se disa parti më shumë zhvillojnë politikë partiake se sa politikë shtetërore dhe më vjen shumë keq për këtë. I dëgjuam thirrjet e të gjithë qytetarëve të votojnë sipas bindjes dhe mendimit të tyre. Besojmë në këto fjalë. I dëgjuam deklaratat se nëse referendumi do të jetë pozitiv me mbështetje për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE dhe pranimin e marrëveshjes, besojmë në këto fjalë sepse vlerësojmë se vërtetë partitë politike kanë përgjegjësi për atë që e thonë. Adresa e vërtetë për këtë pyetje është në partinë e cila dërgon tre versione të ndryshme në pyetjen e njëjtë. Tre përgjigje të ndryshme”, tha Shekerinska pas hapjes së sotme të Universitetit të katërt mobil veror në Ballkan në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”./PC

Baby Boo