Shekerinska: Nuk ka konflikte të ngrira, vetëm zgjidhje të ngrira


Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot, në konferencën ndërkombëtare tradicionale “Dubrovnik forum” e ka përkrahur qëndrimin e ministres bullgare të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Plotësisht pajtohem me Zaharievën, tha Shekerinska para të pranishmëve në Forum, se na kritikuan shumë për Marrëveshjen me Bullgarinë, por tani qytetarët e të dy vendeve konsiderojnë se ajo është garancion për stabilitet.

“Nuk ka konflikte të ngrira, por vetëm zgjidhje të ngrira”, porositi Shekerinska.

Zaharieva paraprakisht në fjalim, mes tjerash, i përshëndeti kolegët e saj Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias për firmosjen e Marrëveshjes së emrit të Republikës së Maqedonisë dhe u dëshiroi sukses në referendumin e ardhshëm.

Forumin në Dubrovnik e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ndërsa në fokus të diskutimeve e domosdoshme është Evropa të përforcohet dhe të përballet me migracionin, rritjen e populizmit dhe kërcënimin e vlerave të saj themelore.

Baby Boo