Shekerinska: “Nuk do të marrë pjesë në Qeverinë e ardhshme”


Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.
Sipas saj tërheqja është për shkaqe parimore dhe për shkak se nuk pajtohet me një pjesë të politikave të LSDM-së në periudhën e kaluar. Shekerinska tha se pikërisht për këto arsye në fillim të vitit vendosi që të tërhiqet edhe nga udhëheqja e LSDM-së. Ajo theksoi se për këtë vendim i ka njoftuar edhe kolegët e saj.

“Që atë herë paralajmërova se do të tërhiqem nga kryesia e LSDM-së, për shkak se nuk pajtohesha me një pjesë të politikave. Dhe mendoj se ndoshta jam subjektive se një pjesë e këtyre politikave çuan në humbjen që e pësuam në zgjedhjet lokale. Për fat të keq, përshtypja ime është se nuk mësuam asgjë nga ato leksione dhe disa porosi të opinionit nuk i dëgjuam apo nuk i kuptuam. Për këtë mendoj se sjellja e vetme e ndershme dhe parimore, vendim i vetëm i ndershëm do të ishte të them se nuk do të marr pjesë në Qeverinë e ardhshme”, deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes./Alsat.mk

Baby Boo