Shekerinska në ditën e ARM-së: Jemi shumë afër NATO-s


Presidenti Gjorgje Ivanov shfrytëzoi ceremoninë qendrore për shënimin e ditës së Armatës së Maqedonisë, për të kërkuar buxhet, investim dhe përkushtim më të madh nga ana e Qeverisë ndaj ARM-së. Ai gjithashtu porositi që ushtria e shtetit dhe politika të qëndrojë larg njëra tjetrës. Ivanov tha që ushtarët duhet të jenë të motivuar, të përgatitur dhe të armatosur, me qëllim që të mund t’i bëjnë ballë çdo lloj sfide me të cilën mund të ndeshet Maqedonia, e të cilat, sipas tij, nuk janë të pakta.

Precedencat e Ballkanit shfrytëzohen dhe do të shfrytëzohen për qëllime të tjera të Evropës, Lindjes së afërt dhe Afrikës së Jugut. Këto janë sfida serioze që kërkojnë investime serioze. Andaj, investimi në mbrojtje është gjë që Qeveria duhet ta ndjekë. NATO propozon buxhet prej 2% nga BPV. Për arsye të sigurisë së mjedisit, ata që sjellin vendime politike patjetër e kanë që të investojnë në mbrojtje, edhe atë në disa fusha. Fillimisht duhet të invesohet në edukim, ushtrimet dhe kurset. 27-13 Andaj si kryetar i RM-së vazhdimisht insistoj në rritjen e financave për ushtrinë, që ajo të jetë e gatshme për sfida – pohoi Gjorgje Ivanov – President i Maqedonisë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska tha se një vit nuk mjafton për të përmirësuar tërësisht gjendjen, megjithatë, mjafton për të parë se çfarë është prioritet. Ajo përmendi të arriturat e deritanishme duke premtuar se me rritje të vazhdueshme të buxhetit për ARM-në prej 0.2 në vit, do të arrihet standardi i NATO-s.

Buxhetin në mbrojtje e rritëm për 15% dhe i dhamë mbështetje politike që secilin vit të rritet edhe më shumë, me qëllim që t’i arrijmë standardet e NATO-s. Ushtria është pasqyra e një shtetit, ndërsa uniforma është pasqyrë e çdo ushtari, andaj në buxhetin e këtij viti siguruam para për tender për uniformat dhe çizme për të gjithë ushtarët e ARM-së.

Ne e kthyem fokusin ne reformat kyçe në mbrojtje dhe anëtarësimin në NATO. Për më pak se 12 muaj, i përfunduam dy dokumentet kryesore mbrojtëse, Shqyrtimin Strategjik Mbrojtës dhe Strategjinë për Mbrojte – tha Radmilla Sheqerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Gjenerali Vasko Gjurçinovski me dekret të presidentit Gjorge Ivanov, është emëruar shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Emërimi i Gjurçinovskit është bërë në kuadër të festimit qendror të Ditës së ARM-së, ku morën pjesë krerët shtetëror dhe ushtarak. Qitje artilerie për nder me qitjen e 10 predhave artilerie do të realizohen sonte në orën 19 në kazermën “Ilinden” nga ana e njësitit të batalionit artileri të ARM-së, me rastin e Ditës së Armatës. Paraprakisht, në periudhën prej orës 15 e deri në orën 18 do të realizohen qitje provuese artilerie.

Baby Boo