Shekerinska-Katiç: Qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur në referendum


Sllovenia e konfirmon përkrahjen për integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe bashkë me shtetet anëtare të NATO-s shpreson se Maqedonia me sukses do ta kalojë atë rrugë, ndërsa qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e vërtetë në referendum në shtator dhe së shpejti do të uleni në tryezën e njëjtë si anëtare e barabartë e NATO-s. Këtë sot e porositi ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë Andreja Katiç e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, transmeton Medial.mk.

“Sllovenia e përshëndet marrëveshjen me Greqinë. Kuptohet se është dashur lëshim nga të dyja palët, por gjuha edhe më tej do të mbetet maqedonase, nacionaliteti maqedonas dhe shpresoj se qytetarët e Maqedonisë në referendum do të bëjnë zgjedhjen e vërtetë”, ka thënë Katiç.

Shekerinska ka thënë se Maqedonia duhet ta ndjek shembullin e Sllovenisë dhe ta praktikojë formulën e saj të suksesit që sipas ministres, “është rruga e vërtetë e vendit dhe se qytetarët duhet në referendum të konfirmojnë se duan të ardhme të tillë”./Pacensure

Baby Boo