Shekerinska: Është e paqartë se pse deri tani lëndimet e ushtarëve nuk janë paraqitur


Nga fillimi i vitit kishim tre raste kur ushtarë profesionistë ose nënoficerë janë lënduar gjatë realizimit të stërvitjeve dhe ky nuk është numër i cili tërhiqet nga standardet, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Shekerinska theksoi se ende është e paqartë se pse një pjesë e madhe të lëndimeve në të kaluarën nuk janë paraqitur.

“Shumë shpesh ka ndodhur dhe ende nuk mund të shohë se pse një pjesë e madhe e lëndimeve të cilat ndodhin, posaçërisht gjatë stërvitjeve të mëdha, nuk janë paraqitur ose nuk janë publikuar në opinion dhe kjo e bën dallimin. Është fakt se pjesëmarrja në operacione ushtarake dhe në stërvitje ushtarake është punë e rrezikshme. Edhe në këtë vend pune duhet të bëhet gjithçka që këto rreziqe të minimizohen”, deklaroi Shekerinska.

Ajo informoi se për të gjithë këto tre raste të cilët janë publikuar në media janë ndërmarrë masa konkrete, të shqyrtohet se nëse gabimi është në një pjesë të pajisjes e cila shfrytëzohet, në ato të cilët e kanë organizuar, kontrolluar dhe realizuar stërvitjen ose është tek individë të cilët nuk u janë përmbajtur rregullave.

Shekeriska garantoi se menjëherë sapo të përgatiten raportet do të ndahen me opinionin që saktë të dihet ku është përgjegjësia.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Armatës më në fund kanë pako të plotë për sigurim, e cila shpesh herë në periudha të caktuara të vitit mungonte. Atëherë nëse ndodhte ndonjë lëndim për fat të keq nuk mundeshin t’i kërkojnë mjetet të cilat mund t’u ndihmojnë dhe për përshtatshmërinë. Shpenzimet për shërim dhe gjithçka tjetër është në ngarkesë të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Shekerinska.

Sipas saj, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe është mirë të flitet për të në opinion. “Në këtë mënyrë do të krijojmë atmosferë në të cilën secila procedurë me të vërtetë do të respektohet, ndërsa secili që do të tërhiqet nga procedura do të përgjigjet”, tha Shekerinska.

Baby Boo