Shekerinska – Eriksen: Integriteti në punë është prioritet kulmor


Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot pati takim me Svein Eriksen nga Qendra e Norvegjisë për integritet, me të cilën Ministria bashkëpunon aktivisht në ndërtimin e sektorit mbrojtës dhe përpunimin e Planit të dytë për integritet në periudhën 2021 – 2024. Eriksen është ekspert ndërkombëtar me përvojë shumëvjeçare dhe është njohës I mirë I gjendjeve në mbrojtje në vendet ballkanike.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Maqedonia e Veriut janë jashtëzakonisht të përkushtuara në ndërtimin e integritetit dhe luftës kundër korrupsionit, Ministria është institucion me transparence më të lartë aktive në shtet, me përmbushje të 100 për qind të kritereve. Transparencën e plotë e praktikojmë edhe në furnizimet publike me çka pamundësojmë çfarëdo lloj sjellje korr*uptuese. Ndërtimi I politikave për integritet është prioritet kulmor në punën tonë”, tha ministrja Shekerinska në takim.

Ajo iu falënderua ekspertëve të Qendrës norvegjeze për integritet për përkushtimin dhe transparencën, për ndihmën dhe mbështetjen gjatë përpunimit të Planit për integritet 2021 – 2024, I cili është në fazën finale të përpunimit.
“Jud he ekspertët tuaj, së bashku me ekspertët nga Ministria përpunuat document I cili paraqet udhërrëfyes për ndërtimin e vazhdueshëm të integritetit në sistemin e mbrojtjes, Ju falënderoj për transparencën dhe për interesimin për të vazhduar të na përkrahni në këtë sferë”, tha Shekerinska.

Eriksen shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe e konfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Norvegjisë për, mbështetjen dhe avancimin e integritetit institucional të Ministrisë.
Vitin e kaluar, Transparensi Interneshënëll e rangoi vendin tonë në vendin e dytë sipas integritetit të punës në mbrojtje. Prapa Maqedonisë së Veriut janë të gjitha vendet nga rajoni, katër vende të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe gjashtë vende të cilat janë anëtare më të vjetra të NATO-s.

Baby Boo