Shefqet Krasniqi: Për shkak të opozitës, Qeveria bëri lojë shahu me mua dhe hoxhallarët


Ligjëruesi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së kaluar duke thënë se kishin dorë në urdhërin për arrestimin e tij.

Në Zona B, ai tha se ky akt ndaj hoxhallarëve ishte një lojë Shahu, pasi atë botë opozita ishte në tentim të rrëzimit të Qeverisë,  njofton Klan Kosova.

”Disa anëtarë të mëdhenj të Qeverisë së atëhershme na kanë thënë se arrestimi ka qenë i gabueshëm – një hap i gabuar i politikës, aq i gabuar sa që jam i bindur që ata vet, nëse jo të gjithë , një pjesë e madhe e tyre e dijnë”.

”Opozita u ngrit kundër tyre, e çka të bëjmë tash të vazhdojmë me pozicion të Shahut – hajde të luajmë më hoxhallarë se kemi mundësi”.

”Një arsenal i plotë qeveritarë, një arsenal i mediave janë mësuar me njollos e me deklasu”.

”Unë nuk jam kriminel mem ndjek në Germi policia. Kur shkoi në stacion dhe unë se di që atje ka shku një arsenal i policisë e unë s’di gjë”.

”Kur u lirova unë kur i pash në televizor, sa polici kish qenë aty e rrethekuar shtëpia”.

 

Baby Boo