Shefqet Krasniqi: 50 herë kam thënë, mos shkoni në luftën e Sirisë!

Ish imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se me dhjetëra herë ka bërë thirrje që qytetarët nga Kosova të mos e marrin udhën drejt luftës së Sirisë.

Baby Shop Charli

“Sikur të mos kisha bërë mjaftueshëm unë, hoxhallarët dhe Bashkësia Islame e Kosovës do të mbeteshin xhamitë e zbrazëta, duke shkuar njerëzit në Siri”, ka thënë Krasniqi,

“A din sa njeriun e kam ndalë mos të shkojë. Këto shteti nuk i dinë. Vetëm sikur të kollitesha një aeroplan do ta mbushja. Ata që kanë shkuar në Siri kanë qenë problem shqetësues sidomos për ne, para kujtdo tjetër. Kam qenë prej të parëve mos shkoni në Siri, sepse lufta në Siri nuk është farz për kosovarët. E kam thënë 10-15-50 herë”, tha Krasniqi në Zona B të Klan Kosovës.

Krasniqi ka thënë se shkuarja drejt Sirisë ka qenë një problem i madh por që edhe qasja e institucioneve nuk ka qenë e duhura për ta parandaluar atë.

Krasniqi ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së kaluar duke thënë se kishin dorë në urdhrin për arrestimin e tij.

Ai tha se ky akt ndaj hoxhallarëve ishte një lojë Shahu, pasi atë botë opozita ishte në tentim të rrëzimit të Qeverisë.

”Disa anëtarë të mëdhenj të Qeverisë së atëhershme më kanë thënë se arrestimi ndaj nesh ka qenë i gabueshëm. Një hap i gabuar i politikës – aq i gabuar sa që jam i bindur që ata vet, nëse jo të gjithë, një pjesë e madhe e tyre e dinë”.

”Opozita u ngrit kundër tyre, e çka të bëjmë tash të vazhdojmë me pozicion të Shahut – hajde të luajmë më hoxhallarë se kemi mundësi”, tha ai.

Restorant Lumare
Sigma Doors