Shefja e kabinetit të Hotit zbulon dhuratën që Trump i dhuroi delegacionit kosovar


Shefja e Stafit të Kryeministrit Avdullah Hoti, Ardita Dushi përmes një fotografie të publikuar ka zbuluar dhuratë që presidenti i SHBA’së, Donald Trump i dhuroi delegacionit kosovar, shkruan Gazeta Metro.

Delegacioni kosovar për dialogun, kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe nënshkruan me palën serbe marrëveshje për normalizimin ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje rezultoi edhe me një dhuratë simbolike për palën kosovare, meqë Kryeministrit Avdullah Hoti, Presidenti amerikan i ka dhuruar Çelësin e Shtëpisë së Bardhë.
Këtë e bënë të ditur Shefja e Stafit të Kryeministrit, Ardita Dushi përmes një fotografie të publikuar.

”Çelësi i Shtëpisë së Bardhë”. ”Dhurata e Presidentit Trump”, shkruan Dushi.

Baby Boo