Shefi i Ushtrisë serbe: Nuk na mposhti NATO, ne u morëm vesh për ta ndërprerë luftën


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq ka deklaruar sot se pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 është nënshkruar marrëveshja e cila qartë thotë se “ushtria jonë nuk ka pësuar disfatë, sepse aktivitetet e saj janë ndërprerë me marrëveshje”.

“Mos, ndoshta, NATO ka pësuar disfatë, sepse marrëveshja është nënshkruar me pjesëtarët tanë modestë, por trima të ushtrisë sonë”, citon FoNet të ketë Dikoviq me rastin e hapjes së ekspozitës kushtuar ushtarëve dhe policëve serbë të vrarë në luftën e vitit 1999 për Kosovën.

Dikoviq ka deklaruar se ekspozita me titullin “Trimat e atdheut të rënë gjatë kohës së agresionit të NATO-s në vitin 1999”, është admirimi ndaj heronjve.

“Ia kemi dalë që të mos i harrojmë. Ata kanë rënë në luftën e ndershme e të vështirë në të cilën kanë qenë të vendosur t’i kundërvihen NATO-s dhe ta mbrojnë atdheun”, ka thënë Dikoviq.

Ekspozitën e bëjnë fotografitë dhe emrat e 725 pjesëtarëve të armatës dhe të 417 policëve të vrarë në vitin 1999.

“Ata janë viktima të dikujt. Fakti se e kanë mbrojtur vendin e vet, s’i ka dhënë askujt të drejtë t’i vrasë. Ata janë viktima për të cilët dikush duhet të japë përgjegjësi”, ka thënë me këtë rast ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duke shtuar se “Serbia me asgjë s’e ka provokuar agresionin e NATO-s”.

Baby Boo