Shefi i diplomacisë ruse Lavrov përfundon në spital? Mediet e huaja: “Dyshohet se pësoi atak në zemër”

FILE PHOTO: Russian Foreign Minister Sergei Lavrov attends a joint news conference with British Foreign Secretary Liz Truss in Moscow, Russia February 10, 2022. Russian Foreign Ministry/Handout via REUTERS/File Photo

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shtruar me urgjencë në spital në Bari, ku kishte shkruar për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20 (G20).

“AP” shkruan se Lavrov përfundoi në spital pas një problemi që kishte me zemrën. Menjëherë pasi lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, Rusia i quan të rreme raportimet për shtrimin në spital të Sergej Lavrov në Indonezi. Konkretisht, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi “ne i lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve”.

Pak më vonë, Maria Zakharova ka postuar një video me Sergej Lavrov nga hoteli i tij, duke dashur të japë një përgjigje në këtë mënyrë për mediat ndërkombëtare. “Zoti Lavrov, ka raporte se jeni në spital”, dëgjohet duke thënë Zakharova, ndërsa ministri i Jashtëm rus u përgjigj: “Dhe zotit Putin i thuhet për 10 vjet se është i sëmurë, kështu që nuk është asgjë e re në botën politike”. Kujtojmë që Lavrov ka marrë pjesë në Bari për takimin e G20, aty ku përfaqëson Vladimir Putin.

Baby Boo