Shefi i ChatGPT-së i bën thirrje SHBA-së për rregullimin e inteligjencës artificiale


Krijuesi i aplikacionit ChatGPT, Sam Altman, ka bërë thirrje të martën për ligjvënësit amerikanë që ta rregullojnë inteligjencën artificiale (AI), raportoi BBC-ja.

Altman, i cili është drejtor ekzekutiv i OpenAI, kompanisë që qëndron pas ChatGPT-së, raportoi para një komiteti të Senatit të SHBA-së të martën për mundësitë e teknologjisë së re.

Ai ka thënë se një agjenci e re duhet të formohet për të licencuar kompanitë e inteligjencës artificiale.

ChatGPT-ja dhe programe të tjera të ngjashme mund të krijojnë përgjigje shumë të ngjashme me njeriun për pyetje të shumta, por gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të pasakta.

Gjatë raportimit të tij, Altman pranoi ndikimin që AI mund të ketë në ekonomi, përfshirë gjasat që kjo teknologji e re mund të zëvendësojë disa vende pune.

Disa senatorë kanë deklaruar se nevojiten ligje të reja për ta bërë më të lehtë për njerëzit që ta padisin OpenAI.

Baby Boo