SHBA, zvogëlohen numri i gazetarëve


Numri i gazetarëve, të cilët punojnë në gazetat amerikane është zvogëluar për 45 për qind që nga viti 2008 dhe nuk ka indikacione se do të ngadalësohet trendi i tillë,tregojnë rezultatet nga hulumtimi më i ri i Institutit Pju.

Hulumtimi është bazuar në të dhëna të publikuara nga Ministria amerikane e Punës. Në vitin 2008 në gazetat amerikane kanë punuar 71.000 gazetarë, përderisa në fund të vitit 2007 numri i tyre është zvogëluar deri 39.000. Gjegjësisht, për dhjetë vite ishin ndërprerë 39.000 vende të punës të gazetarëve.

Për 27 për qind janë pakësuar edhe gazetarët të cilët punojnë në radio.
Në periudhën e njëjtë, sipas hulumtimit, numri i gazetarëve të punësuar në televizione ka mbetur i njëjtë – 28.000.

Rritje e gazetarëve është vërejtur vetëm në portale prej 7.000 deri në 13.000.

Por, në periudhën prej 2008 deri në 2017 numri i përgjithshëm i gazetarëve në SHBA është zvogëluar për 23 për qind

Baby Boo