SHBA, zjarr i madh në një fabrikë të substancave kimike në New Jersey


Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë substancash kimike në Passaic, New Jersey, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri është përhapur në disa ndërtesa dhe ka rrezikuar magazinat e substancave në uzinë.

Kryebashkiaku Hector Lora njoftoi se sipas vlerësimeve paraprake janë dëmtuar më shumë se 45 tonë topa klori të përfunduar dhe të paktën një zjarrfikës është plagosur.

Sipas tij, detonimet dhe shpërthimet e vogla në fabrikë tregojnë se zjarri po i afrohet lëndëve kimike.

Lora ka konfirmuar se qytetarët që banojnë në atë zonë janë evakuuar, ndërsa të tjerët që banojnë aty pranë janë urdhëruar të mbajnë dritaret të mbyllura, ndërkohë që vazhdon shuarja e zjarrit.

Baby Boo