SHBA-të urojnë Maqedoninë për mbajtjen e referendumit


Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur referendumin në Maqedoni, në të cilën qytetarët shprehën mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE me mbështetjen e marrëveshjes së Prespës në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“SHBA-të fuqishëm e mbështesin zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, e cila i mundëson Maqedonisë garantimin e vendit në NATO dhe BE, çka do të sjell stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet”, thuhet në deklaratë.

Në periudhën që pason kur Kuvendi i Maqedonisë do të fillojë debatin për ndryshimet kushtetuese, DASH u bënë thirrje liderëve që të tërhiqen nga interesat partiake dhe të mos e humbin mundësinë historike për sigurimin e të ardhmes të ndritur për vendin, si anëtare e plotë e institucioneve perëndimore./Pacensure

Baby Boo