SHBA, të shtëna e viktima në redaksinë e një gazete në Maryland


Disa persona dyshohen të jenë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të raportuara vetëm pak çaste më parë në redaksinë e një gazete, në Maryland të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në redaksinë e lajmeve të gazetës “Capital Gazzette” në Annapolis, nga ku thuhet se të paktën 7 persona janë qëlluar, prej të cilëve dy në gjendje kritike për jetën dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë.

Autori i dyshuar mendohet të jetë kapur nga policia, sipas njoftimit të një sherifi të zonës në rrjetin social Twitter, por detaje të mëtejshme ende nuk dihen. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.

FOTO GALERI
Baby Boo