SHBA-të mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

SHBA-të presin anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në NATO, deklaroi ndihmës sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit për Evropë dhe euroazi, Filip Riker. Gjatë qëndrimit në Shkup, Riker i cili ka qenë edhe ambasador i SHBA-ve në Shkup, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të mbështesin aspiratat e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të siguruar anëtarësim në Bashkimin Evropian duke synuar qeveri më tranparente dhe të përgjegjshme, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave dhe sektor civil të përkushtuar,njofton Alsat.

Baby Boo

Kjo marrëveshje (Marrëveshja e Prespës) hapi rrugën për Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohet NATO-s si anëtare e saj e 30. Shpesh kemi folur për faktin se aty ka vend për një shtyllë të një flamuri të bukur, dhe vërtetët presim që kjo arrihet. Për derisa Maqedonia e Veriut punon që t’i bashkohet NATO-s si anëtare e 30 dhe më tej për integrim evropian, aleatët e NATO-s garojnë për të qenë të parat për të ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO- deklaroi Filip Riker, ndihmës/sekretar i ardhshëm amerikan i shtetit për Evropë dhe euroazi.