SHBA, sekuestrohen 13 ton flokë


Një ngarkesë me 13 ton flokë njerëzish u sekuestrua të mërkurën nga dogana amerikane në një port të Nju Jorkut.

Sipas autoriteteve dërgesa vinte nga Kina dhe mendohet se flokët njerëzorë janë prerë nga të burgosurit. E gjithë sasia e sekuestruar kishte një vlerë prej 800 mijë dollarësh. Burgu nga ky vinin flokët ndodhet në krahinën Xinjiang, ku ndodhen rreth 11 milionë popullsi ujgure, e cila akuzon qeverinë kineze për abuzime me të drejtat e njeriut.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se rreth 1 milion ujgurë janë të burgosur në kampe internimi në Xinjiang, ku ka raportime për abuzime, tortura dhe trajtime çnjerëzore.

Baby Boo