SHBA, rriten paralajmërimet për t’u larguar nga Ukraina, NATO parashikon një sul*m ndaj saj


Frika se Rusia mund të pushtojë Ukrainën u bë më konkrete pas paralajmërimit të SHBA-së se një sul*m i tillë mund të ndodhte brenda 10 ditëve të ardhshme, ndërsa qeveritë perëndimore u kërkuan qytetarëve të tyre të largoheshin nga Ukraina.

Duke folur me gazetarët pasi presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një videokonferencë me liderë të shumtë botërorë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se shqetësime të reja janë shfaqur se sul*mi i shumëpritur mund të fillojë përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore më 20 shkurt.

Deri më tani, shumica e spekulimeve për ndonjë sul*m të tillë ishin anuar drejt një pushtimi që fillonte pas Lojërave Olimpike, në mënyrë që të mos zemërohej Pekini. Por Sullivan paralajmëroi se nuk ka siguri që të jetë urdhëruar një sulm.

“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund kësaj do të ishte që Rusia të reduktonte forcat e saj”, tha ai.

Shqetësimet janë rritur prej muajsh tashmë që Rusia, e cila ka grumbulluar forcat e saj në kufirin ukrainas, po parashikon një push*tim të Ukrainës. Forcat e mbështetura nga Rusia tashmë kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore dhe Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Rusia ka mohuar që ndonjë plan i tillë është në zbatim. Por ajo ka përdorur gjithashtu vëmendjen ndaj rajonit për të shprehur frikën se NATO ka shkelur shumë afër territorit të saj dhe ka kërkuar që aleanca e sigurisë të tërhiqet nga ajo që Rusia e konsideron zonën e saj të ndikimit.

Pas kësaj, Britania e Madhe, Holanda dhe SHBA-ja u bënë thirrje qytetarëve që të largohen nga Ukraina. Sullivan rekomandoi që çdo amerikan që është ende në Ukrainë të largohet brenda “24 deri në 48 orëve të ardhshme”.

Në kuadër të kërcënimit të perceptuar, NATO po planifikon të rrisë praninë e trupave në krahun e saj lindor afër Ukrainës, sipas burimeve pranë aleancës ushtarake perëndimore, pavarësisht kërkesave nga Moska për të bërë pikërisht të kundërtën.

Baby Boo