SHBA, rrëzohet një helikopter

Së paku një person ka humbur jetën gjatë rrëzimit të mbrëmshëm të helikopterit në shtetin federal amerikan Wisconsin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Baby Boo

Zyrtarët policorë njoftuan se helikopteri gjatë fluturimit mbi Oshkosh goditi në rrjetin largpërçues dhe u rrëzua në lumin Fox.

Në njoftimin theksohet se piloti humbi jetën, ndërsa hetimi mbi fatkeqësinë është në vazhdim.