SHBA pas njohjes nga Izraeli: Do t’i qëndrojmë në krah Kosovës


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë uruar Kosovë dhe Izraelin për vendosjen e raporteve diplomatike mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, përmes një video-mesazhi ka uruar të dy shtetet, Kosovën dhe Izraelin për formalizmin e raporteve diplomatike. Ai tutje ka thënë se Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”, ka thënë Price përmes një video-mesazh në Twitter.

https://twitter.com/StateDept/status/1356890173972299777?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1356890173972299777%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fshba-pas-njohjes-nga-izraeli-do-ti-qendrojme-ne-krah-kosoves%2F

Baby Boo