SHBA: Koreja e Veriut vazhdon të jetë një kërcënim i jashtëzakonshëm


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka rivendosur sanksionet mbi Korenë e Veriut, duke thënë se ‘vazhdon të jetë një kërcënim i jashtëzakonshëm’ për shkak të armëve bërthamore. Deklarata e tij vjen 10 ditë pasi tha se nuk kishte rrezik nga Peniani.
“Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut,”-tha presidenti amerikan më 13 qershor, një ditë pasi takoi udhëheqësin e vendit Kim Jong-un në Singapor. Ky veprim erdhi pasi SHBA dhe Koreja e Jugut anulluan stërvitjet ushtarake.
Pentagoni tha se qëllimi ishte të mbështeste negociatat diplomatike. Deklarata e Trump ndjek vendimin që është marrë këtë javë për pezulluar një stërvitje të madhe ushtarake të përbashkët midis SHBA dhe Koresë së Jugut që ishte planifikuar për në gusht. Presidenti Trump premtoi t’i japë fund “lojërave të luftës” mes aleatëve në samitin e tij me Kim, duke i quajtur ato “provokative”.
Kjo erdhi si një goditje për shumë vende, por SHBA argumentoi se këto stërvitje thjesht mbrojtëse dhe çelësi për vendosjen e aleancës së saj ushtarake me Seulin.
Baby Boo