ShBA-ja do t’u ofrojë mijëra dollarë hakerëve, nëse plotësojnë një kusht


Departamenti i Sigurisë së Atdheut i Shteteve të Bashkuara do ta nisë zbatimin e një programi për shpërblime, potencialisht duke u ofruar mijëra dollarë hakerëve që e ndihmojnë këtë institucion për t’i identifikuar pikat e ndjeshme kibernetike brenda sistemeve të tij.

Departamenti do të ofrojë nga 500 deri 5.000 dollarë, varësisht nga rëndësia e pikës së ndjeshme që zbulohet dhe ndikimi i rehabilitimit, njoftoi të martën sekretari i Sigurisë së Atdheut, Alejandro Mayorkas.
“Është një shumë e shkallëzuar e të hollave, por e vlerësojmë goxha domethënëse. Vërtet po investojmë një shumë të madhe të parave, vëmendje e fokus në këtë program”, tha Mayorkas.

Disa kompani private ofrojnë shpërblime shumë më të mëdha për identifikimin e pikave të ndjeshme. Për shembull, kompania “Apple” ofron nga 25.000 deri në 1 milion dollarë, ndërsa “Microsoft” jep deri në 200.000 dollarë, shkruan CNN. Njoftimi për ofrimin e shpërblimeve erdhi vetëm një ditë pasi zyrtarë të lartë kibernetikë në administratën e Bidenit paralajmëruan se hakerët janë duke shfrytëzuar një pikë të dobët softuerike të zbuluar së fundi.

Baby Boo