SHBA e konsideron si armike Turqinë, dhe refuzon ti shesë avionët më të fundit F-35.


Ligjvënësit amerikanë kanë krijuar një ligj që ndalon shitjen e avionëve F-35 Turqisë pasi Ankaraja ka vendosur të blejë sistemin raketor mbrojtës rus.

Duke u frikësua se qeveria e Recep Tayyip Erdogan po e rrit “gjithnjë ditë pas dite armiqësinë dhe autoritarizmin”, ligjvënësit amerikanë kanë bërë thirrje për të ndaluar shitjen ose transferimin e avionëve F-35 drejt Turqisë, raporton “RT”.

Turqia ka kërkuar të blejë 116 njësi të F-35 në kuadër të marrëveshjeve të përbashkëta të programit luftarak të nënshkruar më 2014 dhe 2016. Dërgesat e avionëve të prodhura nga kontraktori publik i SHBA-së, Lockheed Martin është paraparë të dërgojë më 2018-2019, por një gjë e tillë është rrezikuar dukshëm pasi marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë përkeqësuar mjaftueshëm kohët e fundit për një numër çështjesh të tilla si operacionet ushtarake turke në Siri dhe blerja e sistemit raketor mbrojtës S-400 nga Rusia.

Nën ndarjen bërthamore të NATO-s, SHBA mban rreth 180 bomba atomike bërthamore B61 në Evropë, duke përfshirë rreth 50 në bazën ajrore Incirlik në Turqi. Ndërsa pjesën tjetër e mban në pesë vendet e tjera: Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Itali.

Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, kongresisti amerikan David Cicilline argumenton se ruajtja e 50 armëve bërthamore në Turqi është e rrezikshme dhe e palogjikshme.

Baby Boo